“Gazzetta dello Sport” për Brojën: Shqiptari i Anglisë, i cili vrapon për të atin
“Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar mjaft hapësirë profilit të Armando Brojës.
Objektivi numër një i Milanit për sulmin ka ngacmuar interesin e gazetës së njohur italiane, e cila e citon në disa momente duke dashur që të prezantojë shqiptarin tek ata, të cilët në të ardhmen mund të jenë tifozët e tij të rinj…
“Jam shumë krenar kur luaj për Shqipërinë. Mund të bëhem një ikonë e të mos harrohem sa të jetë jeta… Kur karriera ime të ketë perënduar dua që emri im të mos harrohet kurrë! Këtë e bëj për Shqipërinë dhe babain”, tregon Broja për “Gazzetta dello Sport”.