
Gazmend Muhaxheri thotë se nesër mblidhet LDK-ja dhe del me vendim për letrën e Kurtit ku kërkon koalicion
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxeri, ka thënë në “Pressing” të T7 se nesër do të mblidhet kryesia e LDK-së.
Ai tha se me gjasë edhe merret një vendim për letrën që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i dërgoi kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku i kërkonte koalicion.
“Besoj që nesër mblidhet kryesia e LDK-së, kryetari konsultohet me kryesinë, kryetarët e degëve – dhe më pas me siguri e merr një vendim meritor”.
“Mua më përngjajke letra sikur kur i drejtohej profes së nderuar Isa Mustafës. Atëherë ishte një shpresë që mund të behej diçka e të mësonin diçka prej nesh këta, por gjatë qeverisjes 51 ditësh që u pa që këta nuk e kanë një njet me qeverisë për interesa të vendit, por interesa të veta”, ka thënë Muhaxheri.