Gazetari Vehbi Kajtazi kërcënohet me jetë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se gazetari Vehbi Kajtazi është kërcënuar me jetë mbrëmjen e 8 tetorit.
Kjo, sipas AGK-së, është bërë përmes një mesazhi në llogarinë e tij në Facebook. AGK thotë se ka kontaktuar me gazetarin Kajtazi dhe ai tashmë ka njoftuar autoritetet përgjegjëse lidhur me kërcënimin serioz që ka marrë.
AGK kërkon nga Policia e Kosovës që të reagojë shpejt për lokalizimin e kërcënuesit në mënyrë që të shmanget çfarëdo rreziku për jetën e gazetarit Kajtazi, thuhet në reagim.