Gazetarët godasin keq Berat Buzhalën: Ma mirë më hëngër drekë me Nusretin e famshëm sesa me Veselinoviqin e Radojiçiqin
Publikimi i fotos me trajnerin turk, Ergin Ataman dhe milionerin e zinxhirit të restroanteve “Nusr-Et”, Nusret Gokçe nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi në rrjetin e tij social Instagram ka ngjallur reagime.
Gazetarë dhe portale sportive kanë goditur Berat Buzhalën, pasi ky i fundit ka ironizuar me Ademin për drekën me Nusret Gokçe.
Besnik Batusha pjesë e Ballkani.Info ka shkruar në Facebook: “Ma mire me honger dreke me Nusretin e famshem sesa me Veselinoviqin e Radojiçiqin”.
Derisa Kosova Sport ka shkruar: Më mirë hangër drekë me Nusretin e famshem se me Veselinoviqin e Radojiçiqin. E më mirë me ruajt e mbrojt vlerat kombëtare se sa me rehabilitu vetën e Dukën me intervista ‘gjigante’ për arsyetimin e Euro 2027 me Serbinë!