GAZË: Të paktën 120 të vrarë në sulmet izraelite
Të paktën 120 persona janë vrarë në sulmet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës që nga mbrëmja e së enjtes, sipas raporteve palestineze.
Mjekët palestinezë thanë se rreth 25 persona ishin vranë në Gazën veriore – ndërsa 20 viktima të tjera ishin raportuar në kampin e refugjatëve Nuseirat, në rajonin qendror.
Burimet e mbrojtjes civile raportuan gjithashtu 75 vdekje në Beit Lahia, një qytet në Gazën veriore. Shifrat nuk bëjnë dallim midis luftëtarëve dhe civilëve – dhe nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Konflikti i Gazës filloi më 7 tetor të vitit të kaluar – kur sulmuesit nga lëvizja islamike militante palestineze Hamas dhe grupe të tjera ekstremiste me qendër në Gazë – kryen masakra në jug të Izraelit, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë peng rreth 250.
“Të paktën 44 000 persona janë vrarë në Gazë – që nga fillimi i luftës”, sipas autoritetit shëndetësor të kontrolluar nga Hamasi. /ATSH/