Gazë, të paktën 10 palestinezë të vrarë në sulmin izraelit në shkollën në Shejaia
Forcat izraelite (IDF) goditën një shkollë në Shejaia në qytetin e Gazës, duke vrarë të paktën 10 persona, thanë shërbimet palestineze të emergjencës civile.
Televizioni “Al Aqsa” i lëvizjes Hamas tha se rreth 15 njerëz u vranë gjatë sulmit, i cili erdhi pasi forcat izraelite kanë vazhduar luftimet me luftëtarët palestinezë në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës.
Ushtria tha se IDF kishte shënjestruar luftëtarët që vepronin në një kompleks brenda shkollës që sipas saj përdorej si strehë për komandantët dhe luftëtarët e Hamasit.
“Para sulmit, u ndërmorën hapa të shumtë për të zbutur rrezikun e dëmtimit të civilëve”, thuhet në një deklaratë.
Shërbimet palestineze akuzuan Hamasin për veprim të qëllimshëm në infrastrukturën civile. Hamasi ka mohuar përdorimin e objekteve civile si spitalet dhe shkollat për qëllime ushtarake. /atsh/