
GAZË – Ministria e Shëndetësisë: Numri i të vdekurve arrin në 44 930 që nga fillimi i luftës
Ministria e Shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi tha sot se të paktën 44 930 persona ishin vrarë – në më shumë se 14 muaj luftë midis Izraelit dhe militantëve palestinezë.
“Numri përfshin 55 të vdekur në 24 orët e mëparshme”, sipas ministrisë.
Gjithashtu, 106 624 persona janë raportuar të plagosur në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës – kur militantët e Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023.