Gatti: Na mungon Evropa

Gatti: Na mungon Evropa

Futbollisti i Juventusit, Federico Gatti, duke folur pas barazimit me Atalantën (0-0), ka thënë se torinezëve ju mungon shumë pjesëmarrja në garat evropiane.

Gatti kërkon nga e gjithë skuadra e tij të jep maksimumin në çdo ndeshje të këtij sezoni në mënyrë që “Zonja e Vjetër” të sigurojë një vend që çon në Evropë në edicionin e ardhshëm.

“Është e qartë se na mungon Evropa”, ka thënë Gatti.

“Vitin e kaluar në ishim në ato gara dhe e dimë se bukur dhe e rëndësishme është të luash në atë nivel. Ne duhet të vazhdojmë rrugën e duhur për t’u rikthyer atje ku ishim”, ka theksuar Gatti.

Juve pas javës së shtatë në Serie A ndodhet në vendin e katër me 14 pikë, katër më pak se Interi dhe Milanin që kryesojnë elitën italiane.

Share This