Gati “martesa” e radhës, Lukaku sakrifikon për t’u bashkuar me Conten
Romelu Lukaku është gjithnjë e më afër Napolit, klub që ka arritur marrëveshjen ekonomike me agjentin e sulmuesit belg.
Bomberin e njohur e pret një kontratë 3-vjeçare në “Diego Maradona”, nga e cila do të fusë në xhep rreth 6 mln euro neto në sezon.
Lukaku, i cili përfiton 11 mln euro neto te Chelsea, ka vendosur të sakrifikojë nga paga e tij për të punuar sërish me Antonio Conten.
Raporti mes tyre është i mrekullueshëm dhe trajneri nga Lecce është shtysa kryesore që 31-vjeçari po tenton kalimin te Napoli.
Ndërkohë, Chelsea nuk pranon më huazime. Me kushtin e shitjes përfundimtare, “Blutë e Londrës” kanë ulur pretendimet.
Dhe tashmë kërkojnë vetëm 35 mln euro për kartonin e belgut. Shumë që gjithsesi cilësohet e lartë nga presidenca e Napolit.
Sky Sport raporton se bisedimet mes klubeve vazhdojnë dhe së shpejti do të gjendet gjuha e përbashkët.
Ndërkohë, ardhja e Lukakut do t shoqërohet me shitjen e Victor Osimhen, me sulmuesin nigerian që është pranë transferimit te PSG.