Gati 1 javë në arrati, tallja e Hajrizit me Sveçlën: I ke orët e furraxhisë o ministër i punëve t’kota, s’më kapin lepurushat e VV-së

Gati 1 javë në arrati, tallja e Hajrizit me Sveçlën: I ke orët e furraxhisë o ministër i punëve t’kota, s’më kapin lepurushat e VV-së

Faton Hajrizi – njeriu që u arratis për herën e nëntë nga burgjet e Kosovës i shpallur tashmë në kërkim nga Policia është lajmëruar sërish në rrjetin social TikTok.

Por, kësaj radhe është tallur me Qeverinë Kurti, duke i quajtur “Lepurushat e Vetëvendosjes”.

Hajrizi i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se arrestimi i tij është çështje orësh apo ditësh, teksa e ka përmendur edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.

Të shtunën bëhet 1 javë nga ikja e Hajrizit dhe akoma i njëjti ndodhet në arrati, edhe pse Sveçla dha fjalë të mëdha të hënën.

Hajrizi i çoi mesazh Sveçlës duke i thënë se “nuk jeni ju që e kapni askënd, hiç”, dhe se sipas tij, të vetmit që mund ta kapnin atë, janë ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

“E pyes Sveçlën, i them se kur ke qenë i vogël a ke punu në furrë a çka osht puna se i kishe do orë të furraxhisë. Nuk mun um kap ti mu, kurrë s’un um kap, o ministër i punëve të kota. Ata të cilët um kishin kap, edhe me marrëveshje, jonë në Hagë atje, që ua kisha ngu hatrin, jo lepurushat e Vetëvendosjes. Ju njohim mirë kush jeni. Sa për ty, vi midis Prishtinës dhe s’guxon me m’dalë hiç, po i shtin qata burra Njësi Speciale jau then krytë e në fund ti rrin në kollare, se ti vet edhe 100 herë me u klonu ti s’munesh me m’kap mu – se s’guxon me mu afru ti mu. Ky është mesazhi që ta jap unë ty, Xhelal Sveçla, a çfarë mbiemri falë e ki, mbiemër koti”, tha Hajrizi.

Ai po ashtu ka dhënë një deklaratë me kode, e madje ka ironizuar për lokacionin e tij – duke përmendur edhe ministren Albulena Haxhiu.

“Pasna hup. Duhet me çitë në bander. Njeri i humbur. Ka hup. Kurrë mos u gjetë. Në Qeveri jom, mrena në ndërtesë jom, bile n’dhomë të Albulena Haxhiut. E kish lonë nifar dysheku. Tha rri edhe dimrit qitu masi o veni i sigurt.…” – thotë ai.

Share This