Gasperini: Ndeshja me Realin do të jetë e jashtëzakonshme
Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, shprehet i emocionuar për sfidën ndaj Real Madridit në Superkupën e Evropës, e cila do të zhvillohet më 14 gusht në Varshavë. Atalanta, fituese e Ligës së Evropës sezonin e kaluar, do të përballet me kampionët e Ligës së Kampionëve.
“Të përballesh me Real Madridin në një Superkupë të Europës ishte një gjë e vështirë për ne që ta imagjinonim. Edhe të luanim me ta në një miqësore të gushtit do të kishte qenë befasuese”, tha Gasperini.
Ai po ashtu u shpreh se ndonëse udhëtimi në Varshavë nuk është i lehtë, tifozët e Atalantas janë duke u angazhuar për ta mbështetur ekipin.
Në lidhje me trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti, Gasperini shprehet me shumë respekt.
“Carlo Ancelotti është një person i jashtëzakonshëm, jo vetëm për rezultatet e tij, por për ekuilibrin që arrin të mbajë. Më së shumti që ai bën është të ngrejë vetullën! Ne ishim të dy në kursin e trajnerëve së bashku në vitet 1990”, shtoi Gasperini.