‘Gardiani’ i Prishtina 01: Derbit po e rrisin nivelin e tonë
Portieri i Prishtina 01, Bajram Ramadani në emisionin sportiv ‘Sport Elite’, ka thënë se falë konkurrencës së fortë është ngritur edhe niveli i skuadrës prishtinase.
‘Gardiani’ i kryeqytetasve, njëkohësisht më i miri i vitit 2023, thotë së në Kosovë, ka ekipe shumë të mirë, dhe sipas tij, shumë shpesh ka derbi që po e bëjnë ligën më atraktive dhe joshëse.
“Në Kosovë ka ekipe shumë të mira me lojtarë të huaj, së paku tre derbi i përjetojmë më shumë emocione”, ka thënë Ramadani.
“Është motivi më i madh të luajmë ndaj tyre. Shkaku i tyre dorën në zemër edhe niveli ynë është ngritur”, ka theksuar portieri Bajram Ramadani.
Kujtojmë se Prishtina 01, pak ditë më parë fitojë Kupën e Kosovës për të tretën herë në historinë e këtij klub që ka bërë paraqitje mjaft të mirë edhe në arenën ndërkombëtare.