“Gardiani” i Milanit në shënjestër të Bayern Munich

“Gardiani” i Milanit në shënjestër të Bayern Munich

Klubi gjerman, Bayern Munich është në kërkim të një portieri të ri.

“Gardiani” i Milanit, Mike Maignan, sipas medieve gjermane, është në shënjestër të kampionëve në fuqi të Gjermanisë.

“Bavarezët” synojnë që gjatë kësaj verë, të blejnë një portier cilësor dhe francezi është synim i klubit gjerman.

Krerët e Bayern Munich thuhet se janë duke përgatitur ofertën në adresë të Milanit për Maignan, i cili sezonin e fundi tregojë performancë mjaft të mirë.

Klubi nga “Alianz Arena” do të provojë që të bind ‘Rossonerët’ për transferimin e portierit francez, edhe pse pak është e besueshme se milanistët do të heqin dorë nga shërbimet e një portieri kualitativ siç është Maignan.

Share This