Ganimete Musliu: Faton Hajrizi u braktis nga shteti i tij dhe krejt i vetmuar u vra nga serbët
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi.
“Faton Hajrizi ishte produkti i sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe asaj të UNMIK-ut. E gjithë historia e tij është e trishtë. Para se të gjykohet apo paragjykohet, duhet pyetur: A pati ky djalë ndonjëherë një mundësi reale për t’u risocializuar? A u maltretua nëpër burgje apo pati trajtim korrekt? A duhet të marrë dikush përgjegjësi për këtë rast”, ka shkruar ajo.
Tutje ajo ka thënë se Hajrizi u braktis nga shteti i vet dhe krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët.
“Fatoni u vra edhe nga sistemi jonë i drejtësisë. Ngushëllime familjes Hajrizi”, ka shkruar Musliu.