Galatasaray, Young Boys dhe Braga kualifikohen në fazën e grupeve të Championsit

Galatasaray, Young Boys dhe Braga kualifikohen në fazën e grupeve të Championsit

Galatasaray, Young Boys dhe Braga tashmë kanë siguruar një vend në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Skuadra turke me shumë vështirësi eliminoi Molden e Norvegjisë, me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 5:3.

Mauro Icardi kaloi skuadrën turke në epërsi pas vetëm shtatë minutave lojë duke shënuar nga pika e bardhë, por që Molde arriti ta barazojë rezultatin me anë të Hestad (66’).

Galata e vulosi fitoren krejt në fund, falë golit të Angelinos në kohën shtesë (90+3′).

Në anën tjetër, Young Boys – ku ndodhet edhe ylli kosovar Donat Rrudhani gjithashtu ka siguruar kualifikimin duke eliminuar Maccabi Haifan e Izraelit.

Kosovari nuk ishte as në bankën rezervë në këtë takim, me Young Boys që fitoi me rezultat 3:0. Golat për vendasit i shënuan Itten, Seck (autogol) dhe Ugrinic.

Ndërkohë, Braga gjithashtu ka arritur të kualifikohet duke eliminuar skuadrën Panathianaikos të Greqisë, me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 1:3.

Kësisoj, këto skuadra do të renditen në vazon e katërt me shortin e fazës grupore që do të hidhet të enjten më fillim nga ora 18:00. /nacionale

Share This