
Galatasaray gati të paguajë klauzolën për Osimhen
Gjiganti turk Galatasaray është i vendosur të blejë përfundimisht kartonin e sulmuesit nigerian Victor Osimhen, pas një sezoni fantastik.
Osimhen po luan tek klubi i madh turk në formë huazimi nga Napoli.
Sulmuesi nigerian po bën një sezon më të madh me Gallatën dhe tashmë e ka fituar Kupën e Turqisë dhe është shumë pranë titullit kampion të Kampionit.
Sipas “Fanatik”, klubi turk është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit prej 75 milionë eurosh për kartonin e Osimhen dhe tashmë kanë nisur bisedimet me Napolin për mënyrën e pagesës.
Negociatat kanë avancuar deri në pikën ku është arritur një marrëveshje paraprake për ndarjen e pagesës në tre këste.
Ndërkohë, për vetë lojtarin, është përgatitur një paketë kontrate prej 12 milionë euro në vit.
Me këtë ofertë konkrete dhe vendosmërinë për të mbyllur marrëveshjen, Galatasaray është afër ta fitojë garën ndaj rivalëve nga Premier League, Serie A dhe Liga Saudite, të cilët prej kohësh janë të interesuar për Osimhen.