Galatasaray fiton nga Elfsborg në një ndeshje me shumë gola
Galatasaray ka arritur një fitore të ngushtë 4-3 ndaj Elfsborg në Europa League, duke shtrirë serinë e pamposhtur në dhjetë ndeshje radhazi.
Në “Rams Global Stadyumu”, mbrojtja e skuadrës mysafire ishte nën presion që nga minuta e parë, me portierin Isak Pettersson që ka bërë disa pritje për të mbajtur larg sulmin vendas.
Por Mauro Icardi është treguar i papërmbajtshëm, duke haur rezultatin për Galatasaray në minutën e tridhjetë.
Pas golit të Icardi, Pettersson ka qenë fatkeq, kur ka shënuar autogol.
Yılmaz e ka thelluar epërsinë e vendasve pak para pushimit me një goditje të fuqishme, duke dërguar Galatasaray në dhomat e zhveshjes me një avantazh të rehatshëm prej tre golash. Elfsborg, megjithatë, nuk është dorëzuar dhe pas rifillimit, ka krijuar një aksion të bukur që ka rezultuar me golin e Niklas Hult nga një asist i Simon Hedlund.
Mysafirët kanë fituar një penallti pas ndërhyrjes së VAR, që ka konfirmuar prekjen me dorë të Yılmaz në zonë. Michael Baidoo e ka shndërruar penalltinë në gol, duke ngushtuar rezultatin në 3-2 dhe duke shtuar shpresat për një barazim të mundshëm.
Megjithatë, Akgun ka shënuar golin e katërt për Galatasaray me një goditje të fuqishme në këndin e sipërm, duke mbyllur shpresat e mysafirëve.
Në fund, suedezët kanë arritur vetëm të ngushtojnë diferencën në 4-3 përmes një goli të shpejtë nga Larsson, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të ndaluar fitoren e kampionëve turq.