Galatasaray-Besiktas, skautë nga Premierliga
Skautët e katër klubeve të njohura angleze raportohet se ishin të pranishëm në derbin turk mes Galatasarayt dhe Besiktasit.
Sipas medieve turke, skautët e Arsenalit, Manchester United, Brighton dhe Burnley ishin të gjithë të pranishëm në duelin Gallata-Besiktas për të parë nga afër katër lojtarë.
Mbrojtësi i krahut Sacha Boey, anësori Kerem Akturkoglu, mbrojtësit Victor Nelsson dhe Abdulkerim Bardakci, ishin lojtarët që u vëzhguan nga skuatët e klubeve angleze.
Arsenali, Man Unitedi, Brihgton dhe Burnley, thuhet se janë në interesuara për lojtarët në fjalë të cilit do të provojnë t’i transferojnë gjatë afatit kalimtar të janarit.