Gabriel bën heroin, Arsenali fiton derbin londinez ndaj Tottenhamit
Arsenali ka arritur t’i arkëtojë pikët e plota në udhëtim te Tottenhami, në kuadër të kryederbit së xhiros të katërt në Premierligë.
“Topçinjtë” shënuan fitore me rezultat minimal 0:1, sfidë që ishte shumë e hapur nga fillimi.
Tottenham e nisi më mirë duke rrezikuar me Dejan Kulusevskin, derisa Arsenali kishte gjithashtu rast të mirë shënimi me Gabriel Martinezlin e Kai Havertz, por që asnjëri nuk arriti ta dërgojë topin brenda portës.
Kësisoj, pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi ngase asnjëra nga skuadrat nuk po e gjente golin.
Heroi i Arsenalit doli të jetë qendërmbrojtësi Gabriel, i cili shënoi me kokë pas një rivendje këndore të bukur nga Bukayo Sakas (64’).
Tottenham tentoi deri në fund që ta barazonte rezultatin, duke rrezikuar sërish me Kulusevskin, i cili ishte afër të shënonte një supergol nga distanca, megjithatë larg finalizimit.
Kësisoj, Arsenali tani renditet në pozitën e dytë në Premierligë me 10 pikë, dy më pak se lideri Manchester City derisa Tottenham zë vendin e 13-të me katër sosh.