“Fytyrën nuk ta jep shkolla, por shkolla të bën njeri”, postimi i Egla Cenos pas fitores së Gjestit

“Fytyrën nuk ta jep shkolla, por shkolla të bën njeri”, postimi i Egla Cenos pas fitores së Gjestit

Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania 3, Egla Ceno, ka bërë sërish një koment për Gjestin.

Duke qenë se e ka komentuar tejet shumë për rrugëtimin që kishte, ajo ndau edhe një shkrim në natën ku u mbajt festa pas Big Brother.

Aktorja shqiptare thekson në postim që fytyrën nuk ta jep shkolla, por që të bën njeri, referuar asaj që banorin e kanë akuzuar shpesh për këtë aspekt.

“Sqarim (më në fund mund ta bëj): Unë kam alergji ndaj maskave, prandaj kam mbështetur atë djaloshin në BBV. A ishte e “keqja” më e vogël në këtë edicion. Fatkeqësisht, shoh përtej dhe them që edhe ai shumë shpejt do të shndërrohet në një maskë”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Duhet shtyllë kurrizore për t’i rezistuar reflektorëve. Fytyrën nuk ta jep shkolla, por shkolla të bën njeri! Kam thënë çfarë kam thënë”.

Në disa shkrime të mëparshme, Egla ka shprehur haptazi pëlqim për të në këtë format.

Ajo kishte deklaruar se Gjesti ndryshoi frymën në shtëpi, duke thënë se të tjerët e kishin kthyer si një azil pleqsh.

Share This