Futbollistja bie befas në fushë, evitohet drama në futbollin e femrave
Minuta terrori gjatë finales së “FA Cup” për femra mes Arsenalit dhe Chelsea-t, kur 24-vjeçarja norvegjeze Frida Maanum, ra befas në tokë dhe humbi ndjenjat, mes tronditjes dhe frikës së lojtarëve të tjera.
Ndihma e shpejtë u dha menjëherë, asaj iu vendos në maskë për frymëmarrjen për rreth shtatë minuta përpara se të largohej në barelë dhe të shtrohej në një spital lokal.
Arsenali më pas lëshoi një deklaratë për të bërë të ditur se lojtarja e tyre “është në një gjendje të qëndrueshme, duke folur dhe e ndërgjegjshme. Situata e saj monitorohet vazhdimisht nga stafi ynë mjekësor”.