Futbollisti i parë me ngjyrë te Gjermania mirnjohës për Beckenbauer

Futbollisti i parë me ngjyrë te Gjermania mirnjohës për Beckenbauer

Erwin Kostedde ishte mbështetur nga Franz Beckenbauer në një moment kur të tjerët po merreshin me ngjyrëne lëkurës së tij.

Futbollisti i parë me ngjyrë i Kombëtares së Gjermanisë ka kuajtur se si legjenda gjermane e futbollit që vdiq së fundmi kishte vendosur që  Kostedde të ishte në formacionin që do të luante kundër Anglisë.

“Disa prej shokëve të ekipit më shikonin ndryshe për shkak të ngjyrës së lëkurës. Më shikonin sikur pyesnin, çfarë kërkon ky djalosh me ngjyrë këtu në ekipin tonë?”, ka treguar Kostedde për Deusche Welle.

“Beckenbauer më afroi dhe më foli shumë mirë. Unë nuk isha në planet e trajnerit dhe nuk duhet të luaja në atë miqësore, e cila do të luhej në ‘Wembley’. Por Bekenbaueri më tha: ‘Ti do të luash!’”

Share This