Futbollistët shqiptarë shpërthejnë me gola në ndeshjen e elitës kroate: Hoxha, Pëllumbi dhe Elezi gjejnë rrjetën
Ndeshja mes Slaven Belupos dhe Varazdin, ka rezultuar një festival golash, e cila në fund u mbyll 3-2 në të mirë të vendasve.
Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të në Superligën e Kroacisë shënuan gola treg lojtarë shqiptarë.
I pari nga shqiptarët shënoi Arbër Hoxha në minutën e 18-të për ta dërguar rezultatin në 2-0.
Por Jorgo Pëllumbi hapi ndeshjen dhe gjeti rrjetën në minutën e 31-të për 2-1.
Agon Elezi barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 38-të.
Arbër Hoxha ka tre gola këtë sezon, Agon Elezi ka dy, ndërsa Jor Pëllumbi shënoi të parin.
Varazdini pas humbjes mbetet në pozitën e pestë me 15 pikë të tubuara, ndërsa Slaven Belupo mban vendin e tetë me 12 pikë./Telegrafi/