Futbolli nuk zhduket se është sporti më popullor në botë, në Kosovë jetojnë me futbollin!
Shkruan Kemajl GOCA
Agim Ademit iu kanë lodhë meshkujt! Komisioni për kategorizim i la në B sporti që është për A
Futbolli nuk zhduket se është sporti më popullor në botë dhe në Kosovë jetojnë me futbollin!
Futbolli le ta lënë edhe në D, nuk varet prej kategorizimit që e bën komisioni për kategorizim.
Një komision i pavarur me ekspertë dhe ndërkombëtarë, thirreni edhe e binduni se ku del futbolli.
Kombëtarja e Kosovës ka 11 pikë (vendi i pestë), 2 fitore, 5 barazime e 3 humbje në grupin I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Cila i ka këto rezultate e pikë në sporte kolektive me kombëtare? Le të tregojë komisioni për kategorizim!
Në Grupin D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U21, Kosova U21 ka 8 pikë apo 2 fitore, 2 barazime e 2 humbje dhe renditet në vend 4-të nga 6 kombëtare.
Cila i ka këto rezultate të grupmoshat? Le të tregojë komisioni për kategorizim!
Kosova femrat në Ligën e Kombeve i ka tre fitore e 1 barazim, e para me 10 pikë në Grupin C dhe është Ligën B tani.
Për masivizim, cili sport ka më shumë, le të tregojë komisioni për kategorizim.
Për cilësi, cila ka më shumë, le të tregojë komisioni për kategorizim.
Për shikueshmëri bashkë me basketbollin, cila ka më shumë, le të tregojë komisioni.
Kur luan kombëtarja e Kosovës në futboll, as bileta nuk mundesh me gjet, shkojnë si avull. Pse komision?
Cili sport i shet bileta si avull, me përjashtim të basketbollit. Folni komision!
Komision për kategorizim, binde opinionin pse futbolli është në kategorinë B.
Nuk ka masivizim, nuk ka cilësi, nuk ka shikueshmëri, ka pikë me pak me kombëtaret tjera të sporteve kolektive. Bravo komision për kategorizim!
Cilat kritere e qesin futbollin në B, tregojuni opinionin, po flasim me këto që i përmendem me lartë.
E di që Agim Ademit, presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, iu kanë lodhur meshkujt, po heshtin përballë këtyre gjërave.
Meritat dhe rezultatet askujt nuk i mohohen.