Fushë Kosova prek fitoren e parë në Superligë, mposht Gjilanin
Fushë Kosova ka prekur fitoren e parë në Superligën e Kosovës në futboll.
Fushë Kosova e ka mposhtur Gjilanin, me rezultat 2-0, të mërkurën në ndeshjen e mbetur të elitës sonë në futboll.
Skuadra nikoqire është treguar ekip më i mirë se gjilanasit duke fituar këtë sfidë tejet të rëndësishme.
Njeriu i ndeshjes ishte padyshim Statovci, i cili realizoi dygolësh në minutën e 36-të dhe 79-të në fitoren kundër Gjilanit.
Pavarësisht kësaj fitore, Fushë Kosova mbetet e fundit në tabelë me pesë pikë të tubuara, derisa Gjilani ka tri më shumë në vendin e tetë.