Fushë Kosova dhe Prishtina sot sprovojnë forcat në Lipjan

Fushë Kosova dhe Prishtina sot sprovojnë forcat në Lipjan

Xhiroja e javës së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll, mbyllet sot me duelin Fushë Kosova-Prishtina.

Fushë Kosova do të sfidojë kryeqytetasit në Lipjan, në një sfidë të rëndësishme për të dy skuadrat.

Prishtina konsiderohet favorite të paktën në letër, megjithatë, Fushë Kosova këtij dueli do t’i hynë me synime për të marrë rezultat të favorshëm.

Fushë Kosova renditet e fundit në tabelë me vetëm një pikë, derisa Prishtina është  e pesta me 10 pikë të tubuara.

Ndeshja mes Fushë Kosovës dhe Prishtinës starton në orën 15:00.

Share This