Fushë Kosova dhe Prishtina ndajnë pikët
Fushë Kosova dhe Prishtina kanë ndarë pikët duke luajtur baras 2-2, të hënën në ndeshjen e fundit të javës së tetë në Superligën e Kosovës në futboll.
Dueli mes këtyre dy skuadrave, ka prodhuar një sfidë interesante, sidomos finishi i ndeshjes ishte dramatik.
Ardian Muja (40’), zhbllokojë lojën duke kaluar kryeqytetasit në epërsi prej 0-1, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Fraksioni i dytë i kësaj sfidë ishte edhe me dramatik. Hasan Hyseni (47’), dyfishojë avantazhin e Prishtinës në 0-2.
Megjithatë, futbollistët e Fushë Kosovës nuk u dorëzuan dhe më një gol të Armend Abazit (51’ pen), ngushtuan rezultatin në 1-2, derisa Dominik Ivkic (90+5’), ia siguroi një pikë Fushë Kosovës, e cila tani ka dy pikë në fundin e tabelës, kurse, Prishtina ngjitët në vendin e katërt me 13 sosh.