Fushë Kosova ‘arrë’ e fortë për Llapin, spektakël golash në Prizren

Fushë Kosova ‘arrë’ e fortë për Llapin, spektakël golash në Prizren

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Llapi nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim 1-1, në duel me Fushë Kosovën, ndeshje kjo që u zhvillua të enjtën në “Zahir Pajaziti”.

Urim Statovci (14’), zhbllokojë lojën duke sjellë skuadrën udhëtuese në epërsi prej 0-1, derisa Ahmed Januzi (59’), ia siguroi një pikë llapjanëve.

Llapi mbetet në pozitën e tretë me 21 pikë, tetë më pak se lideri i tabelës, Ballkani, kurse, Fushë Kosova është e fundit me vetëm shtatë pikë të tubuara.

Ndërkohë, edhe dueli mes Lirisë dhe Dukagjinit është mbyllur baras 2-2, sfidë kjo e zhvilluar në “Përparim Thaqi”.

Dueli mes Lirisë dhe Dukagjinit, ka dhuruar një sfidë dramatike sidomos në pjesën e dytë.

Blendi Morina (72’), kalojë skuadrën klinase në avantazh prej 0-1, derisa Liria me një gol të Prins Tjiueza (85’) dhe Andri Stafa (90+2), përmbysi avantazhin e Dukagjinit, megjithatë, skuadra e Armend Dallkut me anë të Granit Elezajt (90+8’), ia doli të sigurojë një pikë nga ky udhëtim aspak i lehtë.

Liria pas kësaj fitore, ka tetë pikë në vendin e parafundit në renditjen tabelore, kurse, Dukagjini ka 14 pikë  në pozitën e shtatë.

Share This