Fury mposht KSI, Paul triumfon përballë Dillon Danis
Tommy Fury ka arritur ta mposht yllin e rrjeteve sociale, KSI, me një fitore të vendosur ka pikët, përpara një turme prej 20,000 personash në AO Arena të Manchesterit.
Një gjyqtar shënoi 57-57 dhe dy të tjerët 57-56 për Fury.
KSI, emri i vërtetë i të cilit është Olajide William Olatunji, e përshkroi rezultatin si “një grabitje” dhe bëri thirrje për një revansh.
“Shiko fytyrën tënde, shiko sytë”, i tha 30-vjeçari Furyt. “Unë jam YouTuber dhe ju jeni boksieri, e kuptoj, ju duhet të fitoni.”
Ndërkohë, Fury e etiketoi kundërshtarin e tij “një humbës i dhimbshëm” dhe tha se ai “ka mbaruar me boksin crossover”.
Ndeshja nuk u sanksionua nga Bordi Britanik i Kontrollit të Boksit, i cili drejton sportin në Mbretërinë e Bashkuar, pasi KSI nuk ka një licencë profesionale të boksit.
Logan Paul mundi Dillon Danis në Manchester ndërsa lufta e tyre e hidhur përfundoi në skena kaotike.
Paul ishte përpara me pikë pasi kishte fituar çdo raund përpara se Danis të diskualifikohej në raundin e gjashtit.