Fury dhe Usyk përballen sonte në meçin historik

Fury dhe Usyk përballen sonte në meçin historik

Më në fund vjen momenti. Meçi i shumë përfolur mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të zhvillohet sonte në Riad të Arabisë Saudite.

Ky duel, i cili cilësohet historik, pritet të dhurojë një boks të nivelit të lartë, madje, tashmë ky duel vlerësohet si meçi i shekullit.

Fituesi i super luftës të së shtunës, do të bëhet boksieri i parë në histori që mban të katër titujt kryesorë.

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk të premten në konferencën për media, u shprehen të bindur në fitoren e këtij dueli që po pritet më interesim të jashtëzakonshëm nga adhuruesit e shumë të boksit.

“Unë jam këtu vetëm për t’u çlodhur. Jam duke pritur të futem në ring të shtunën mbrëma. Të gjitha bisedat kanë mbaruar, të gjitha intervistat kanë përfunduar. Unë jam vërtet i relaksuar dhe i fokusuar”, ka thënë Fury.

Ndërkaq boksieri ukrainas thotë se në duelin e nesërm synon të bëjë historinë.

“Jam i emocionuar. Le të bëjmë historinë”, u shpreh Usyk.

Meçi mes Fury dhe Usyk nis rreth orës 24:00.

Share This