Fulham apo Liverpool në finalen e Kupës së Ligës angleze?

Fulham apo Liverpool në finalen e Kupës së Ligës angleze?

Kupës e Ligës së Anglisë, vjen sonte me gjysmëfinalen e dytë, ku do të ballafaqohen Fulham dhe Liverpool, në ndeshjen kthyese të kësaj gare.

Kjo gare që tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare, pritet të sjellë ndeshje interesante në përballjen Fulham-Liverpool.

Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me fitoren e skuadrës së Jurgen Klopp (2-1).

Dueli i sontem do të përcaktojë finalistin e dytë, pasi Chelsea tashmë ka prekur finalen e madhe të kësaj gare duke eliminuar mbrëmë Middlesbrough (6-1).

Ndeshje mes Fulhamit dhe Liverpoolit fillon në orën 21:00.

Share This