FT: Cili është plani i Trumpit për t’i dhënë fund konfliktit ruso-ukrainas?

FT: Cili është plani i Trumpit për t’i dhënë fund konfliktit ruso-ukrainas?

Ngrirja e konfliktit në Ukrainë duke ruajtur integritetin territorial të vendit, rajone autonome në të dyja anët e një zone të çmilitarizuar dhe mekanizma për zbatimin e marrëveshjes që do t’i besohen Evropës: këto do të ishin kushtet e marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës ruse në Ukrainë të propozuara nga kandidati Donald Trump në rast të rizgjedhjes së tij në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas asaj që u rindërtua nga ”Financial Times”, projekti do të ishte një lloj “rishikimi i marrëveshjeve të dështuara të Minskut të 2014 dhe 2015″, të cilat kishin kërkuar t’i jepnin fund luftimeve në Ukrainën lindore midis forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.

Këtë herë, shkruan FT, duke cituar një këshilltar të Trump, do të kishte ”mekanizma zbatues me pasoja në rast shkeljeje”.

Mbikëqyrja duhet t’u besohet trupave evropiane, jo forcave të NATO-s, as paqeruajtësve të OKB-së.

Sipas Fred Fleitz, një ish analist i CIA-s i cili ka punuar në administratën Trump, anëtarësimi i Kievit në NATO mund të hiqet nga tavolina për disa vite për ”të nxitur Rusinë të negociojë”. /ATSH/

Share This