FSK-ja është e gatshme të përballet me çdo lloj rreziku

FSK-ja është e gatshme të përballet me çdo lloj rreziku

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në lidhje mbi gjendjen e sigurisë pas sulmeve të fundit në veri, angazhimin e FSK-së për të mbrojtur infrastrukturën kritike, si dhe mundësinë e dërgimit të kësaj Force në veri ka thënë se në rast nevoje, trupat e armatosura do të dërgohen edhe në veri.

Maqedonci ka thënë se pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, menjëherë pas sulmit terrorist në Zubin Potok, FSK-ja është angazhuar në patrullim dhe sigurim të pikave kyçe të infrastrukturës kritike.

Ministri Maqedonci tregon se në rast nevoje, trupat e armatosura do të dërgohen edhe në veri.

“FSK është çdoherë e gatshme dhe e aftë të kryejë detyrat e saj sipas misionit kushtetues në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe në rast nevoje ashtu edhe do të veprojë, megjithatë sipas vlerësimeve dhe koordinimeve që kemi bërë në nivel të institucioneve dhe me komandën e KFOR-it, në këto rrethana nuk ka qenë i nevojshëm të ndërmerret një hap i tillë. Gjithsesi që nëse do të ndërmerrej do të bëhej në koordinim paraprakisht me aleatët tanë”, ka thënë ai.

Share This