Frikë në Holandë, portieri bie pa ndjenja: lojtarët në lot
Momente frike gjatë ndeshjes së ditës së shtatë të Eredivisie ndërmjet RKC Ëaalëijk dhe Ajax.
Në minutat e fundit të ndeshjes, me avantazhin 3-2 të ‘Lancers’, portieri vendas, Etienne Vaessen, u rrëzua në tokë pa ndjenja pas një përplasjeje të tmerrshme me Brian Brobbey.
Përplasja me sulmuesin e Ajax ishte e tmerrshme, aq sa lojtarët e pranishëm në zonën e rreptësisë së waalwijk kërkuan menjëherë ndërhyrjen mjekësore me gjeste të mëdha dhe dramatike. Portieri, 28-vjeçar nga Breda, u ndihmua menjëherë dhe më pas u dërgua me urgjencë në spital. Ekipet u rikthyen në dhomat e zhveshjes me ndeshjen e pezulluar.
Gjendja e Vaessen fatmirësisht duket se po përmirësohet siç raportohet nga klubi në një deklaratë zyrtare:
“Jemi jashtëzakonisht të tronditur nga aksidenti i pësuar nga portieri ynë Etienne Vaessen. Mund të njoftojmë se, pas kontrolleve të shumta mjekësore, ai është i vetëdijshëm dhe është në spital për kontrolle të mëtejshme. I urojmë Etienne shumë forcë dhe shpresojmë ta kemi përsëri me ne së shpejti”, thuhet në deklaratë.