Franco Foda shprehet i kënaqur me progresin e ekipit gjatë vitit 2024
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, në një intervistë për faqen e FFK-së, shprehet i kënaqur me progresin e ekipit gjatë vitit 2024 dhe është optimist për ndeshjet e ardhshme kundër Islandës.
Megjithëse i zhgënjyer për përfundimin në vendin e dytë në grup, Foda është i bindur se, Kosova ka shanse të mira për të përballuar Islandën dhe për t’u ngjitur në Grupin B.
Ai vlerëson konkurrencën e fortë brenda skuadrës dhe beson se kjo ka sjellë energji të re në ekip, siç ka reflektuar në performancat e fundit.
Foda thekson rëndësinë e zhvillimit të lojtarëve të rinj dhe planifikon kampe stërvitore për të identifikuar talentet e ardhshme, si ata që luajnë jashtë vendit ashtu edhe ata në ligën vendore, sepse janë e ardhmja e e futbollit kosovar.
Për më shumë detaje, mund të ndiqni intervistën e plotë me trajnerin Franco Foda: https://www.facebook.com/share/v/1NqZc8hMkm/