Franco Foda refuzon ofertën nga Emiratet, konfirmon qëndrimin te Kosova

Franco Foda refuzon ofertën nga Emiratet, konfirmon qëndrimin te Kosova

Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka vendosur të qëndrojë në krye të “Dardanëve”, duke refuzuar një ofertë të rëndësishme nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat austriake, ndërsa vetë trajneri ka konfirmuar vazhdimin e angazhimit me ekipin përfaqësues të Kosovës.

Në një deklaratë për gazetën austriake “Krone”, Foda është cituar të ketë thënë:

“Rrugëtimi ynë i përbashkët nuk është kryer ende sepse duam të arrijmë diçka të mirë bashkërisht.”

Kjo deklaratë vjen si sinjal i qartë për përkushtimin e trajnerit gjerman ndaj projektit me Kosovën, në një kohë kur kombëtarja po përgatitet për sfida të rëndësishme drejt kualifikimeve në Kampionatin Botëror.

Kosova i nis kualifikimet për Botëror në shtator, teksa gjendet në grup me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.

Share This