“France 5”: Man City ofroi 60 milionë euro për Zairre-Emery
Manchester City thuhet se ka ofruar rreth 60 milionë euro për mesfushorin e talentuar Warren Zairre-Emery, por që u refuzua nga PSG-ja.
Gjiganti anglez ishte i bindur me kualitetin e francezit dhe tentuan ta sjellin në “Etihad” gjatë verës që lamë prapa.
“France 5” raporton se oferta e “Qytetarëve” u refuzua menjëherë nga PSG-ja, madje, siç raportohet, klubi francez as nuk e konsideroi shitjen e lojtarit.
Presidenti Nasser Al-Khealifi ndërhyri personalisht për ta refuzuar ofertën shkaku që ka besim te plotë te lojtari i talentuar.
Zairre-Emery në fakt e ka dëshmuar këtë pasi e ka fituar vendin në 11-shen bazë, derisa ai sigurojë një vend edhe te Kombëtarja e Francës këtë javë.