Franca në gjysmëfinale, bie Argjentina

Franca në gjysmëfinale, bie Argjentina

Franca është kualifikuar në gjysmëfinalen e Lojërave Olimpike ‘Paris 2024’.

‘Gjelat’ mundën Argjentinën, me rezultat 1-0, të premten mbrëma në ndeshjen e çerekfinales.

Përballja mes francezëve dhe argjentinasve, ka prodhuar një duel mjaft interesant, me raste të mira nga të dy skuadrat dhe dy gola të shënuara.

Mateta (5’), realizoi golin e vetëm në këtë ndeshje dhe të fitores për Francën.

Francezët shënuan edhe golin e dytë përmes Olise por që u anulua nga ana e VAR-it.

Edhe Argjentina krijojë disa raste të mira, megjithatë, nuk ia doli që të paktën të barazoj rezultatin.

Përfundimisht Franca kalon në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me Egjiptin, derisa Argjentina i jep fundin aventurës në ‘Paris 2024’.

Në gjysmëfinalen tjetër do të ballafaqohen Maroku dhe Spanja.

Share This