
Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh nga 1 korriku
Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në të gjitha vendet e hapura, duke përfshirë plazhet, parqet dhe stacionet e autobusëve. Vendimi u komunikua një ditë më parë (29 maj) nga ministrja e Shëndetësisë dhe Familjes, Catherine Vautrin.
Ndalimi i ri, i cili do të hyjë në fuqi më 1 korrik, do të mbulojë të gjitha hapësirat ku mund të jenë të pranishëm fëmijët, duke përfshirë “plazhet, parqet, kopshtet publike, jashtë shkollave, stacionet e autobusëve dhe mjediset sportive.
“Duhani duhet të zhduket aty ku ka fëmijë. Liria për të pirë duhan “ndalet aty ku fillon e drejta e fëmijëve për të marrë frymë ajër të pastër “, tha Vautrin.
Ndalimi do të shtrihet edhe në shkolla, për të ndaluar nxënësit të pinë duhan para tyre.
Shkelësit përballen me një gjobë deri në 135 euro (154 dollarë amerikanë).
Megjithatë, ndalimi nuk do të shtrihet në tarracat ikonike të kafeneve të Francës. Cigaret elektronike, të cilat kanë përjetuar një bum të madh në Francë vitet e fundit, gjithashtu nuk përfshihen në vendimin e ndalimit.
Rreth 35 përqind e popullsisë së Francës janë duhanpirës – më e lartë se mesataret për Evropën (25 përqind) dhe botën (21 përqind), sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Rreth 75,000 njerëz vlerësohet se vdesin çdo vit nga ndërlikimet që lidhen me duhanin në Francë.
Sipas një sondazhi të kohëve të fundit, gjashtë nga 10 francezë (62%) janë dakord të ndalojnë pirjen e duhanit në vendet publike. /rtsh/