Franca ndalon agjërimin në ekipet kombëtare, plasin polemikat në vend

Franca ndalon agjërimin në ekipet kombëtare, plasin polemikat në vend

Nuk është një rregull i shkruar, por një direktivë shumë e qartë. Në ekipet kombëtare të Francës, të të gjitha moshave, agjërimi nuk do të praktikohet.

Agjërimi mysliman nuk tolerohet më në kombëtaret franceze, me vendim të Federatës së Futbollit, e cila imponon shtyrjen e praktikave fetare për momente të tjera të sezonit, siç kanë këshilluar edhe imamët në raste të caktuara.

Një zgjedhje e cila mund të sjellë tension te disa lojtarë të besimit islam. Në praktikë, në përputhje me parimin e sekularizmit, orari i stërvitjes, vakteve apo ndeshjeve nuk do të ndryshohet për të respektuar ritet fetare.

Kështu kombëtarja A e Francës, do të luajë dy miqësore me Gjermaninë dhe Kilin, ndërsa ekipi i nën 21 vjeçarëve i Thierry Henry do të përballet gjithashtu me dy ndeshje kualifikuese kundër Sllovenisë dhe Bosnjës, të cilat do të shërbejnë si përgatitje për Olimpiadën e Parisit.

Federata Franceze ka vendosur se do të përjashtohet nga ekipet përkatëse çdo lojtar që do të vendosë të mos heqë dorë nga agjërimi. Për Federatën e Futbollit, në rast problemesh do të favorizohet dialogu, duke kujtuar se disa imamë këshillojnë edhe sportistët e nivelit të lartë që Ramazanin ta shtyjnë në ditë pushimi ose më pak intensive nga pikëpamja e angazhimit fizik.

Share This