Franca mposht Holandën, Belgjika rrezikon por fiton, CR7 protagonist me Portugalinë
Franca ka marrë një tjetër fitore në kualifikueset e Euro 2024 ndaj “Tulipanëve” të Holandës me shifrat 1-2.
Francezët shënuan nga një gol për pjesë, ku Mbappe mendoi për 90 minutat e sfidës. Pranë përfundimit të ndeshjes, Hartman shënoi golin e ngushtimit të rezultatit, por në fund mbeti thjesht për statistikë.
Kështu, me tre pikët e marra, Franca blindon vendin e parë në grup me 18 pikë, ndërsa tashmë Holanda rrezikon pasi renditet në vendin e tretë me 9 pikë. Vendin e dytë në këtë grup e ka marrë Greqia me fitoren ndaj Irlandës.
Belgjika ka marrë gjithashtu një fitore me peshë ndaj Austrisë me rezultatin 2-3. Belgët e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e një goli falë perlës së Lukebakio. Në pjesën e dytë, Lukebakio ishte përsëri autor, së bashku me Lukakun. Pranë përfundimit të sfidës, Austria shënoi golin e dytë me anë të Sabitzer nga goditja e 11-metërshit. Belgët tashmë ndodhen në vendin e parë me 16 pikë , tre më shumë se Austria e vendit të dytë, raporton abc.
Portugalia ka triumfuar, por duke rrezikuar paksa, pasi ndeshja përfundoi me rezultatin 3-2.
Iberikët e mbyllën pjesën e parë me shifrat 2-0, ku golat u shënuan nga Goncalo Ramos dhe Cristiano Ronaldo. Në pjesën e dytë, Sllovakia shënoi me Hancko, por Ronaldo u përgjigj menjëherë duke shënuar golin e rezultatit 3-1. Disa minuta më vonë, Lobotka ka ngushtuar shifrat në 3-2.
Me këtë fitore, Portugalia e CR7 ka shkuar në kuotën e 21 pikëve në grup, ku sigurisht kryeson.