Franca mposht Egjiptin dhe i shkon në finale Spanjës
Franca ka arritur fitore me përmbysje ndaj Egjiptit në gjysmëfinalen e futbollit për meshkuj në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Ndeshja e zhvilluar në “Groupama Stadium” ka përfunduar me rezultatin 3-1 pas kohës shtesë, duke e dërguar Francën në finalen e madhe.
Pjesa e parë është mbyllur pa gola.
Në pjesën e dytë, Egjipti ka kaluar në epërsi falë një goli të shënuar nga Saber në minutën e gjashtëdhjetë e dytë.
Franca ia ka arritur ta barazojë rezultatin në minutën e tetëdhjetë e tretë, kur Mateta ka realizuar për të rikthyer shpresat e skuadrës vendase.
Me rezultatin baraz në kohën e rregullt, ndeshja është shtrirë në kohën shtesë.
Në minutën e nëntëdhjetë e nëntë, Mateta ka shënuar përsëri, duke i dhënë Francës epërsinë. Goli i tretë dhe i fitores është realizua nga Olise në minutën e 108-të, duke vulosur triumfin dhe kualifikimin e Francës në finale, ku e pret Spanja pas fitores së sotme kundër Marokut.