Fonseca rikthehet në Francë, firmos për Lyonin
Trajneri portugez Paulo Fonseca është rikthyer në futbollin francez.
Sipas medieve franceze, ish-trajneri i Milanit, ka marrë drejtimin e Lyonit.
Strategu portugez ishte shkarkuar nga Milani para Vitit të Ri 2025. Nuk ka vonuara shumë dhe Fonseca zejen e trajnerit do ta vazhdojë në Francë.
Ish-trajneri i Lilles siç raportohet, ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2027 me skuadrën franceze.