Fonseca: Reali shumë i fortë, por ne duam gjithmonë të fitojmë

Fonseca: Reali shumë i fortë, por ne duam gjithmonë të fitojmë

Me vetëm tre pikë në tri ndeshje, Milani tani përballet me sfidën më të vështirë në Ligën e Kampionëve.

Kuqezinjtë, në fakt, udhëtojnë në Bernabeu për tu përballur me kampionët në fuqi, Real Madrid.

“Përballemi me një ndeshje të tillë me motivim të madh, është një mundësi e madhe – shpjegoi Paulo Fonseca -. Ne luajmë kundër favoritit për të fituar Ligën e Kampionëve, për ne është një mundësi për t’u rritur”.

“Pa frikë dhe me guxim, ne mund të bëjmë një një ndeshje të mirë, përpiqem t’u përcjell lojtarëve dëshirën për të fituar dhe nesër nuk do të jetë ndryshe për të fituar, duke e ditur se Real Madridi është një ekip i madh”.

“Gjithmonë përpiqem t’u përcjell lojtarëve dëshirën për të fituar dhe nesër nuk do të jetë ndryshe. Gjithmonë mendoj për të fituar, duke e ditur që Real Madridi është një ekip i madh. Nëse barazimi është rezultat pozitiv apo negativ do të varet nga mënyra se si skuadra luan”.

Për formacionin: “Leao luan nga 1′. Nuk ka dy sulmues sepse Abraham nuk mund të luajë që në fillim”.

Share This