Fonseca pas shkarkimit: Ishte krenari të drejtoja Milanin
Ish-trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, i shkarkuar zyrtarisht mbrëmë pas barazimit me Romën (1-1), të hënën rreth orës 13:00, është larguar nga qendra sportive Milanello.
Trajneri portugez, i cili do të zëvendësohet nga bashkëvendësi i tij, Sergio Conceicao, mblodhi gjërat e tij, përshëndeti ekipin dhe drejtuesit e pranishëm.
Ai u tha gazetarëve se ndihet krenar që ka drejtuar një klub të madh italian siç është Milani.
“Një përqafim për të gjithët dhe faleminderit për mbështetjen dhe respektin. Ishte krenari të isha trajner i Milanit”, ka thënë shkurt Fonseca.