Fonseca pas fitores ndaj Interit: Fitorja në derbi është e veçantë

Fonseca pas fitores ndaj Interit: Fitorja në derbi është e veçantë

Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, është shprehur i lumtur me fitoren ndaj Interit.

Milani mundi Interin (1-2), të dielën në derbin më të madh italiane.

Fonseca pas ndeshjes tha se fitorja në derbi është e veçantë. Ai mendon se kjo fitore është e rëndësishme pas rezultateve të dobëta të skuadrës së tij në fillim të këtij sezoni në Serie A.

“Mendoj se fitimi i derbit është gjithmonë i veçantë. Është një fitore për bashkim, sepse edhe në momentet të vështirë kemi qëndruar të bashkuar”, ka thënë ai.

“Duhet të vazhdojmë të punojmë në mënyrë që akoma të përmirësohemi. Por mendoj se lojtarët dhe tifozët e merituan këtë fitore”, ka pohuar Fonseca.

Share This