Fofana: Do të përpiqem të arrijë formën më të mirë
Futbollisti i Milanit, Youssouf Fofana, ka thënë se është duke punuar intensivisht që të gjejë formën e tij më të mirë.
Fofana është i bindur se shumë shpejtë do të arrijë 100 përqind në formën e tij më të mirë.
“Të gjithë e dinë gjendjen fizike me të cilën kam ardhur në verë dhe jam i vendosur të arrij sa më shpejt në 100%”, ka theksuar ai.
“Nuk është e lehtë, por ndeshje pas ndeshje do të përpiqem të bëj më të mirën dhe nëse bëj hapa përpara, atëherë do të thotë se jam në rrugën e duhur”, ka pohuar Fofana.