Foden: Qëllimi im është të luajë në ndeshjet e mëdha
Fill Foden po luan sezonin e tij më të mirë që kur ka shkelur në “Etihad” dhe këtë vit po merr përgjegjësitë e një lideri te Manchester City.
“Qëllimi im është të luaj në ndeshjet e mëdha. Kjo është ajo që dua të bëj dhe mendoj se këtë sezon po e dëshmoj këtë. Thjesht duhet të vazhdoj të punoj shumë. Unë e kuptoj se çfarë do të thotë për tifozët të fitosh një derbi në ‘Etihad’. Do të thotë gjithçka për mua, të shënoj gjithashtu është edhe më mirë, por rëndësi kishte fitorja në këtë ndeshje”, tha sulmuesi për mikrofonat e “Sky Sports.
Ndërkohë kapiteni Woker kishte lavdata për kolegun e tij.
“Këtë sezon ai nuk ka qenë asgjë më pak se klas i parë. Ky është standardi që ai vendos për veten dhe ne i vendosëm atij. Është standardi që ai duhet të mbajë tani. Kur ai hyn me këmbën e tij të majtë, ne e quajmë snajper, sepse i pëlqen të gjuajë. Kur ai hyn me këmbën e majtë, ju e dini se ai ka qetësinë për të goditur atje ku do,” tha mes tjerash Woker.