Foda pas shortit: Në këtë grup gjithçka është e mundur
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur pas shortit të hedhur për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Dardanët ndodhen në Grupin B, ku do të përballen me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.
Strategu gjerman i kombëtares sonë, thotë se është një grup i vështirë, por sipas tij, është grup i balancuar.
Foda thotë se në këtë grup gjithçka është e mundur.
“Është një grup i vështirë, por shumë i balancuar. Avantazhi është se nuk do të udhëtojmë larg dhe tani do të merrem shumë intensivisht dhe mënyrën specifike me kundërshtarët. Në këtë grup gjithçka është e mundur”, ka thënë Foda.