Foda me pesë ndryshime nga ndeshja e kaluar, formacioni i mundshëm i Kosovës përballë Hungarisë
Përfaqësuesja e Kosovës do të zbres në fushë për ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars, ku do të përballet me Hungarinë në udhëtim.
Përballja mes Hungarisë dhe Kosovës do të zhvillohet në Puskas Arena të Budapestit me fillim nga ora 19:00.
Përzgjedhësi Franco Foda pritet të bëj disa ndryshime në formacion nga ndeshja e kaluar ku Dardanët fituan ndaj Armenisë me rezultat minimal 1-0.
Në bazë të asaj që është parë në stërvitje, në portë pritet të jetë Arijanet Muric, derisa katërshja e mbrojtjes do të ndryshojë tërësisht.
Krahu i djathtë do të mbulohet nga Florent Hadergjonaj, derisa në qendër rikthehet kapiteni Amir Rrahmani ku përkrah do ta ketë Mirlind Kryeziun, derisa në të majtë është Donat Rrudhani në mungesë të të lënduarit Leart Paqarada.
Ndryshime do të ketë edhe në mesfushë, ku Blendi Idrizi do të luaj nga minuta e parë derisa në balotazh janë Florian Loshaj me Lindon Emërllahun dhe prapa sulmuesve do të jetë Florent Muslija.
Treshja e sulmit nuk pritet të ndryshojë me Milot Rashicën dhe Edon Zhegrovën përkrah sulmuesit më të mirë dardan Vedat Muriqit.